Wednesday, October 7, 2026
HomeLajmeKosovëRama uron Shiroka Pulën: Kosova ka nevojë për unitet

Rama uron Shiroka Pulën: Kosova ka nevojë për unitet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës.

Rama e ka cilësuar Shiroka Pulën si mike të çmuar dhe personalitet me dije e përvojë, duke i uruar suksese në përgjegjësinë e lartë shtetërore.

“Kosova ka nevojë për unitet, guxim dhe institucione që japin rezultate. Uroj që mandati juaj të forcojë bashkëpunimin dhe besimin në të ardhmen e vendit”, ka shkruar Rama.

Ai ka shprehur gjithashtu përkushtimin e tij, si kryetar i Prishtinës, për bashkëpunim me presidenten.

“Si Kryetar i Prishtinës, e keni përkushtimin tim për të punuar së bashku për një Kosovë më të fortë dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar”, ka thënë Rama.

“Ju priftë e mbara, Presidente!”, ka përfunduar ai. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram