Thursday, October 8, 2026
HomeLajmeRama uron Shiroka-Pulën: Mbarësi e suksese për ju dhe Kosovën

Rama uron Shiroka-Pulën: Mbarësi e suksese për ju dhe Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Kryeministrisë së Shqipërisë, Rama i ka uruar Shiroka-Pulës mbarësi dhe sukses në detyrën e re.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Evropën”, ka shkruar Rama.

“Mbarësi e suksese për ju dhe Kosovën, zonja Presidente”, ka përfunduar ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram