Friday, October 9, 2026
HomeLajmeKosovëShiroka-Pula priti në takim Kurtin, dakordohen për bashkëpunim ndërinstitucional

Shiroka-Pula priti në takim Kurtin, dakordohen për bashkëpunim ndërinstitucional

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Gjatë takimit, Shiroka-Pula shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe interesave të vendit, njofton zyra për informim e Presidencës.

Bëhet e ditur se Kurti e falënderoi presidenten për gatishmërinë për të marrë këtë përgjegjësi dhe i uroi suksese në detyrë.

Ai shprehu përkushtimin për të bashkëpunuar me presidenten në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe në çështjet me rëndësi për Republikën e Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram