By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: I ulur në karrocë, Kurti solidarizohet me personat me aftësi të kufizuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > I ulur në karrocë, Kurti solidarizohet me personat me aftësi të kufizuar
Lajme

I ulur në karrocë, Kurti solidarizohet me personat me aftësi të kufizuar

Kosova Times
Last updated: 2023/03/01 at 4:38 PM
Kosova Times Published March 1, 2023
Share
SHARE

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim drejtorin e HANDIKOS-it, z. Afrim Maliqi dhe përfaqësuesit e kësaj organizate.

Synimi i Qeverisë është të ofrojë mundësi dhe qasje të barabartë për të gjithë, mundësi për pjesëmarrje aktive në shoqëri, lëvizje të lirë dhe jetë të dinjitetshme, tha Kryeministri Kurti.

Në takim u bisedua për procesin e Amendamentimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të iniciuar nga Zyra e Kryeministrit,  për përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Kushtetutë, konkretisht Neni 22.

Duke folur për ndryshimet e nevojshme ligjore, u përmend miratimi i Udhëzimit Administrativ për caktimin e Listës, llojeve dhe pajisjeve ndihmesë, që ofrohen falas për  personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe procesi i hartimit të Projektligjit për Vlerësimin, Njohjen e Statusit, Përfitimet dhe Shërbimet për Personat me Aftësi të Kufizuar.

U vlerësua zbatimi i  Masës 1.6 Mbështetja e punësimit të personave me nevoja të veçanta, nëpërmjet së cilës gjatë vitit 2022 janë punësuar 239 persona, prej tyre 119 burra dhe 120 gra.

U theksua se me qëllim të gjithëpërfshirjes dhe barazisë në edukim, gjatë vitit 2022  janë punësuar afërsisht 100 asistent në shkolla për fëmije me nevoja të veçanta, ndërsa Qeveria ka ndarë buxhet për 500 asistentë për vitin 2023. Po ashtu, janë ndarë bursa për 13 studente me aftësi të kufizuara.

Në  Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, Kryeministri Kurti i është përgjigjur thirrjes së HANDIKOS-it, për përdorim të karrocës, në shenjë solidarizimi me personat me aftësi të kufizuara.

Në takimin e përbashkët, ku morën pjesë edhe z. Flamur Bekteshi, anëtar bordi në HANDIKOS, znj. Emira Kuçani dhe znj. Sadete Dubova, anëtare të HANDIKOS-it, si dhe Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe organizatave për persona me aftësi të kufizuar.

Kryeministri Kurti rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përmbushjen e të gjitha obligimeve për mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të njeriut, e në veçanti të personave me aftësi të kufizuara. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Kosova Times March 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Tërheqja e dëshmitarëve në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Kosova Times Kosova Times October 22, 2022
GLPS: ​Rreth tre mijë raste të dhunës në familje për një vit
Franca sekuestroi vilën e miliarderit Rashnikov
Basha kërkon miratimin e ndihmës ushtarake prej 50 milion euro për Kosovën
Bashkimi Evropian mbështeti idenë e një armëpushimi midis Ukrainës dhe Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?