Saturday, October 10, 2026
HomeLajmeKosovëAksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, 4 vetura të përfshira 11 të lënduar

Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, 4 vetura të përfshira 11 të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Parallovë në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë. Në aksident janë për fshirë 4 automjete, kurse 11 persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin për RTKlive e konfirmoi, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani.

“Më datën 09.10.2026 rreth orës 18:00, në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë gjegjësisht në fshatin Parallovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar njëmbëdhjetë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, tha Osmani.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram