Saturday, October 10, 2026
HomeLajmeKosovëPresidentja Shiroka Pula kërkon zbardhjen e vrasjes së dyfishtë në Gjilan

Presidentja Shiroka Pula kërkon zbardhjen e vrasjes së dyfishtë në Gjilan

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave pas vrasjes së rëndë që ndodhi në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku një grua dhe një burrë humbën jetën, ndërsa një person tjetër u plagos nga të shtënat me armë zjarri.

Përmes një reagimi, presidentja shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe i uroi shërim të shpejtë të plagosurit.

“Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut.Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes”, thuhet në reagim.

Presidentja Shiroka Pula u bëri thirrje organeve të drejtësisë që ta hetojnë rastin me përkushtim, të zbardhin të gjitha rrethanat dhe përgjegjësit t’i sjellin para drejtësisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram