Saturday, October 10, 2026
HomeLajmeKosovëPërfundon operimi i pacientit të plagosur me armë, gjendja e rëndë por...

Përfundon operimi i pacientit të plagosur me armë, gjendja e rëndë por stabile

Një pacient i plagosur me armë zjarri, i lindur në vitin 1978, është operuar pas pranimit në Spitalin e Gjilanit. Gjendja e tij është e rëndë, por stabile.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili ka njoftuar se pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është dërguar në sallën operative.

Ai është trajtuar nga ekipet kujdestare të kirurgjisë abdominale, urologjisë dhe anestezionit.

“Është përfunduar ndërhyrja kirurgjike, gjendja e pacientit e rëndë, por stabile. Vazhdon trajtimin në MIQ”, ka njoftuar Syla.

Ndryshe, dy persona, një burrë dhe një grua, rreth 30-vjeçar, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri të premten në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, derisa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram