Donald Trump tha se Rusia ka rënë dakord të furnizojë menjëherë tregjet amerikane dhe ndërkombëtare me më shumë se 300,000 ton naftë , pas një bisede që pati me presidentin rus Vladimir Putin, të cilën e përshkroi si “jashtëzakonisht të suksesshme”.
Presidenti amerikan shtoi se Rusia do të dorëzojë më pas 3 milionë ton naftë në një periudhë të shkurtër kohore, varësisht nga aftësitë e rafinerive të saj, ndërsa do të vërë menjëherë në dispozicion 500,000 ton shtesë në nëntor dhe 1 milion ton të tjerë menjëherë pas kësaj.
Presidenti amerikan vlerësoi se ky zhvillim do të çonte në një ulje të çmimeve të naftës “në nivele rekord”.

I dërguari special i presidentit rus, Kirill Dmitriev , deklaroi në një postim në platformën X se “bashkëpunimi i Rusisë dhe SHBA-së në sektorin e naftës dhe energjisë do t’i sjellë dobi të gjithë botës”.
Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi pothuajse njëkohësisht se agjencia përgjegjëse për sanksionet ndërkombëtare (OFAC) do të lëshonte pothuajse menjëherë një licencë të përgjithshme të përkohshme që lejon furnizimin e naftës ruse në tregun global.
Me informacion nga Reuters

