Friday, October 9, 2026
HomeLajmeBotëTrump: Rusia do të furnizojë tregjet me mbi 300,000 ton naftë

Trump: Rusia do të furnizojë tregjet me mbi 300,000 ton naftë

Donald Trump tha se Rusia ka rënë dakord të furnizojë menjëherë tregjet amerikane dhe ndërkombëtare me më shumë se 300,000 ton naftë , pas një bisede që pati me presidentin rus Vladimir Putin, të cilën e përshkroi si “jashtëzakonisht të suksesshme”.

Presidenti amerikan shtoi se Rusia do të dorëzojë më pas 3 milionë ton naftë në një periudhë të shkurtër kohore, varësisht nga aftësitë e rafinerive të saj, ndërsa do të vërë menjëherë në dispozicion 500,000 ton shtesë në nëntor dhe 1 milion ton të tjerë menjëherë pas kësaj.

Presidenti amerikan vlerësoi se ky zhvillim do të çonte në një ulje të çmimeve të naftës “në nivele rekord”.

Trump: Rusia do të furnizojë tregjet me mbi 300,000 ton naftë-1

I dërguari special i presidentit rus, Kirill Dmitriev , deklaroi në një postim në platformën X se “bashkëpunimi i Rusisë dhe SHBA-së në sektorin e naftës dhe energjisë do t’i sjellë dobi të gjithë botës”.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi pothuajse njëkohësisht se agjencia përgjegjëse për sanksionet ndërkombëtare (OFAC) do të lëshonte pothuajse menjëherë një licencë të përgjithshme të përkohshme që lejon furnizimin e naftës ruse në tregun global.

Me informacion nga Reuters

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram