Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, duke e cilësuar këtë datë si festë të shpirtit të kombit që mbijetoi falë gjuhës shqipe.
Presidentja ka thënë se shkolla shqipe ka qenë akt qëndrese, duke u zhvilluar edhe në kushte të vështira, ndërsa mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan në përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën, librin dhe ëndrrën për liri, njofton zyra për informim e Presidencës.
Osmani ka vlerësuar rolin e mësuesve në edukimin e brezave dhe në forcimin e themeleve të shtetit, duke uruar të gjithë mësuesit me rastin e 7 Marsit.

