Thursday, June 18, 2026
HomeSportTrepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e fundit

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e fundit

Trepça ka siguruar fitore dramatike ndaj Vëllaznimit me rezultat 73:69, në ndeshjen e xhiros së njëzet e tretë të Superligës së Kosovës në basketboll. 

Ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë është karakterizuar me kthesa në rezultat.

Mysafirët nga Gjakova e kanë nisur më mirë takimin dhe i kanë fituar tre çerekët e parë me diferencë të vogël, duke e mbajtur epërsinë pothuajse gjatë gjithë ndeshjes.

Megjithatë, kampionët e Kosovës kanë reaguar në momentet vendimtare dhe kanë arritur ta përmbysin rezultatin në fund, për të siguruar fitoren 73:69.

Lojtari më i dalluar te Trepça ka qenë Kenny Hasbrouck me gjashtëmbëdhjetë pikë të shënuara. Ndërsa te Vëllaznimi më efikasi ka qenë Jericole Hellems, i cili ka realizuar njëzet pikë.

Pas kësaj fitore, Trepça vazhdon të kryesojë tabelën me dyzetë e tri pikë, ndërsa Vëllaznimi mban vendin e gjashtë me tridhjetë e një pikë të grumbulluara.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram