ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat në jug – juglindje dhe relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës pritet mot i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore si dhe mot me vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore në lindje.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 24 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 14/19 | Re diell |
| Kukës | 10/16 | Re diell |
| Lezhë | 13/19 | Re diell |
| Dibër | 10/16 | Re diell |
| Durrës | 12/20 | Re diell |
| Tiranë | 14/21 | Re diell |
| Elbasan | 13/22 | Re shi diell |
| Berat | 11/22 | Re shi diell |
| Vlorë | 15/20 | Re shi diell |
| Korçë | 10/15 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 11/20 | Re shi diell |
| Sarandë | 15/20 | Re shi diell |

