Tuesday, October 13, 2026
HomeLajmeKosovëMoti në Shqipëri me vranësira dhe shtrëngata afatshkurta

Moti në Shqipëri me vranësira dhe shtrëngata afatshkurta

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat në jug – juglindje dhe relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës pritet mot i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore si dhe mot me vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore në lindje.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 24 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër14/19Re diell
Kukës10/16Re diell
Lezhë13/19Re diell
Dibër10/16Re diell
Durrës12/20Re diell
Tiranë14/21Re diell
Elbasan13/22Re shi diell
Berat11/22Re shi diell
Vlorë15/20Re shi diell
Korçë10/15Re shi diell
Gjirokastër11/20Re shi diell
Sarandë15/20Re shi diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram