Tuesday, October 13, 2026
HomeLajmeKosovëDyshohet për ryshfet e keqpërdorim të detyrës, ndalohet një person në Prishtinë

Dyshohet për ryshfet e keqpërdorim të detyrës, ndalohet një person në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një person me inicialet N.A., i dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje të ryshfetit dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Sipas Prokurorisë, ndalimi është bërë pas hetimeve disamujore, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

I dyshuari, sipas njoftimit, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

“Sipas të dhënave fillestare të hetimit, rasti ka të bëjë me dyshimet për veprat penale që lidhen me zbulimin e fshehtësisë zyrtare, apo informatave zyrtare lidhur me prona të caktuara, personave të pa autorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit. Këto veprime dyshohen se janë kryer me qëllim të tjetërsimit të pronave, vlera e të cilave dyshohet të jetë shumë e madhe”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram