Tuesday, October 13, 2026
HomeLajmeUGSh: Raste të dhunës së sotme ndaj reporterëve dhe operatorëve në Tiranë,...

UGSh: Raste të dhunës së sotme ndaj reporterëve dhe operatorëve në Tiranë, janë goditje dhe lëndime për shkak të detyrës

Reporterë dhe operatorë të spektrit të mediave, të cilët gjendeshin gjatë orëve të mesditës dhe pasdites para muediseve të Ministrisë së Arsimit, për pasqyrimin e protestës së studentëve dhe qytetarëve janë përballur jo vetëm me forcën shtytëse dhe momente brutaliteti, por kanë pësuar lëndime dhe dhimbje fizike. Janë katër denoncime të paraqitura pranë UGSH, prej të cilëve: dy reportere dhe dy operatorë televizionesh. Ata janë goditur në një rast me sende të forta dhe janë shtyrë në përballjen e turmës me forcat e policisë. Ndërsa fotoreporterja e Faktoje.al është goditur në pjesën e kokës dhe ka pësuar lëndim. Pjestarë të tjerë të mediave janë përballur me vështirësi serioze frymëmarrjeje për shkak të përdorimit të mjeteve tymuese dhe sprite me piper.

Reporterët në detyrë kanë shprehur reagime dhe ankesa pranë drejtuesve të trupës policore që gjendeshin fjatë protestës para ministrisë.

UGSH denoncon dhunën dhe kërkon nga autoritetet e Policisë së Shtetit të verifikojnë rastet dhe të venë para përgjegjësisë autorët e kësaj dhune mbi gazetarë dhe reporterë në detyrë.

Kërkojmë nga Agjencia e Mbrojtjes Policore të hetohen rastet dhe të ndëshkohen abuzantët e rasteve.

UGSH dënon dhunën ndaj institucioneve dhe mbështët fuqimisht të drejtat e studentëve protestues.

Organizata jonë apelon për respektim maksimal të lirisë për raportim dhe mbrojtje të integritetit fizik të punonjësve të mediave në mjedise dhe tubime të tilla qytetarësh e studentësh. Sikundër shprehim solidaritetin maksimal me kolegët që nuk rreshtin së raportuari dhe këmbëngulin për pasqyrimin e të vërtetave reale në shoqërinë tonë plurale.

U bëjmë thirrje autoriteteve institucionale dhe politike të garantojnë liritë themelore dhe funksionimin e shtetit ligjor dhe demokracisë.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram