Tuesday, October 13, 2026
HomeLajmeBE-ja e zhgënjyer me Serbinë për mosarrestimin e Milan Radoiçiqit

BE-ja e zhgënjyer me Serbinë për mosarrestimin e Milan Radoiçiqit

Zyrtarët evropianë kanë shprehur shqetësim lidhur me raportimet se Milan Radoiçiq është parë në një tubim parazgjedhor në Serbi.

“Jemi të zhgënjyer që, deri më sot, Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe për të ndjekur penalisht, me akuzat e duhura, përgjegjësit për sulmin në Banjskë që ndodhen në Serbi”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand, në një prononcim me shkrim.

Ditë më parë, autori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq, u pa në shoqërinë e djalit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kragujevc, në tubimin parazgjedhor të partisë së Vuçiqit, SNS.

Sipas zëdhënësit Wiegand, Bashkimi Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje që përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin, të vihen para përgjegjësisë.

“Presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanalit të vendosur për ndihmë juridike reciproke. Kjo çështje është prej kohësh e pazgjidhur dhe Serbia duhet ta trajtojë pa vonesë”, ka shtuar zëdhënësi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram