Wednesday, October 14, 2026
HomeLajmeKosovëPacolli: Synojmë reduktimin e mbeturinave dhe fuqizimin e riciklimit

Pacolli: Synojmë reduktimin e mbeturinave dhe fuqizimin e riciklimit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, së bashku me ministren e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në edicionin e dytë të Panairit dhe Konferencës së Ekonomisë Qarkore në Ballkanin Perëndimor, ku në fokus ishte reduktimi i plastikës njëpërdorimshme dhe promovimi i zgjidhjeve të qëndrueshme.

Pacolli ka theksuar rëndësinë e ekonomisë qarkore për mbrojtjen e mjedisit dhe shfrytëzimin e përgjegjshëm të resurseve, duke bërë të ditur se ministria do të vazhdojë mbështetjen e politikave dhe iniciativave në këtë drejtim.

“Ekonomia qarkore është domosdoshmëri për mbrojtjen e mjedisit, shfrytëzimin e përgjegjshëm të resurseve dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike. Si Ministri, do të vazhdojmë të mbështesim politikat dhe iniciativat që përshpejtojnë tranzicionin e gjelbër, reduktojnë mbeturinat dhe fuqizojnë riciklimin”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë vizitës në panair janë takuar me bizneset që kanë prezantuar produktet dhe zgjidhjet e tyre inovative.

“I përgëzova për punën dhe angazhimin e tyre në zhvillimin e ekonomisë qarkore dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë”, ka theksuar Pacolli. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram