Mbi vendin tonë të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht gjatë ditës. Gjatë ditës do të fryjë era nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri në 19 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Në përgjithësi, kushtet e parashikuara klimatike pritet të jenë të favorshme për vazhdimin e punimeve sezonale në bujqësi, veçanërisht për mbjelljen e grurit dhe kulturave të tjera vjeshtore, aty ku lagështia e tokës dhe gjendja e saj lejojnë punimin dhe mbjelljen në kohë optimale, njofton IHMK.

