Ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar i tha Sky News se Rusia nuk është “neutrale” në një luftë me Iranin.
Andrey Kelin i tha Trevor Phillips se Rusia “po e mbështet Iranin ”, duke shtuar se “ata e shohin atë që po bëhet shumë negativisht”.
“Logjika aktuale e vendeve perëndimore është se Irani është fajtor për gjithçka ” , tha Kelin dhe shtoi:
“Por askush nuk po flet për SHBA-në dhe Izraelin që nisin një sulm kundër Iranit, dhe për Iranin që thjesht po i përgjigjet atij sulmi. Kjo është thjesht e pandershme.”
Kelin theksoi se skenari më i mirë është që lufta të ndalet “menjëherë” dhe palët të “kthehen në një zgjidhje paqësore, të negociuar dhe diplomatike”.

