Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47 shkolla të kryeqytetit, të cilat përfshijnë rreth 9 mijë nxënës.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, këto kontrolle po realizohen në bashkëpunim me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor.
Qëllimi i vizitave është përcjellja e gjendjes shëndetësore të nxënësve dhe identifikimi me kohë i çdo shqetësimi të mundshëm.
“Bashkë me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor, po përcjellim gjendjen e nxënësve dhe po identifikojmë me kohë çdo shqetësim të mundshëm”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

