Sunday, October 18, 2026
HomeLajmeKosovëNisin kontrollet mjekësore për rreth 9 mijë nxënës në 47 shkolla të...

Nisin kontrollet mjekësore për rreth 9 mijë nxënës në 47 shkolla të Prishtinës

Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47 shkolla të kryeqytetit, të cilat përfshijnë rreth 9 mijë nxënës.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, këto kontrolle po realizohen në bashkëpunim me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor.

Qëllimi i vizitave është përcjellja e gjendjes shëndetësore të nxënësve dhe identifikimi me kohë i çdo shqetësimi të mundshëm.

“Bashkë me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor, po përcjellim gjendjen e nxënësve dhe po identifikojmë me kohë çdo shqetësim të mundshëm”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram