Tuesday, October 20, 2026
HomeLajmeKosovëFSK-ja paralajmëron ushtrime ushtarake në Harilaq

FSK-ja paralajmëron ushtrime ushtarake në Harilaq

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë ushtrime ushtarake në zonën e Harilaqit nga 13 tetori deri më 5 nëntor, bëhet e ditur në njoftimin e Komunës së Fushë Kosovës.

Sipas njoftimit, aktivitetet kryesore janë planifikuar për dy data: më 23 tetor, kur do të mbahen ushtrime praktike me shpërthimin e minave artizanale, dhe më 30 tetor, kur janë paraparë ushtrime me eksplozivë detarë.

Gjatë zhvillimit të aktiviteteve, banorët e zonës dhe qytetarët përreth mund të vërejnë lëvizje më të shpeshta të pjesëtarëve dhe automjeteve ushtarake, si dhe të dëgjojnë zhurma nga aktivitetet trajnuese.

Komuna ka bërë të ditur se ushtrimet janë pjesë e aktiviteteve të rregullta trajnuese të FSK-së, duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë të informuar për zhvillimet në zonën e Harilaqit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram