Tuesday, October 20, 2026
HomeLajmeKosovëDue kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë dhe Ibër-Lepenc

Due kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë dhe Ibër-Lepenc

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka filluar mbledhjen për situatën në Kosovë, ku në fokus do të jenë zhvillimet politike, gjendja e sigurisë, dialogu Kosovë–Serbi dhe e ardhmja e misionit të UNMIK-ut.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefi i UNMIK-ut, Peter N. Due, ka theksuar rëndësinë e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për bashkëpunim të plotë të autoriteteve në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë dhe atë ndaj kanalit të Ibër-Lepencit të mbahen përgjegjës.

Due në OKB: Dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë, të zbatohen marrëveshjet

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefi i UNMIK-ut, Peter N. Due, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatohen marrëveshjet ekzistuese.

Duke raportuar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë, Due theksoi se zbatimi i marrëveshjeve është i rëndësishëm.

Due mirëpriti zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, si dhe formimin e institucioneve, duke i cilësuar këto si hapa inkurajues drejt tejkalimit të ngërçit politik.

Ai theksoi nevojën që ky përparim të përkthehet në qeverisje efektive për të gjitha komunitetet. Shefi i UNMIK-ut rikonfirmoi përkushtimin e misionit për dialog, ndërtimin e besimit dhe gjithëpërfshirjen ndërmjet komuniteteve, si dhe nënvizoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm ndërkombëtar në Kosovë dhe rajon.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram