Tuesday, October 20, 2026
HomeLajmeKosovëKonjufca: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë në Kosovë

Konjufca: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha se Serbia po vazhdon kërcënimet ndaj Kosovës, duke ekspozuar, sipas tij, synimet e saj ekspansioniste territoriale. Ai theksoi se zyrtarët serbë po e sfidojnë hapur Kosovën.

Konjufca tha gjithashtu se personat që kanë kryer krime në Kosovë po vazhdojnë të jetojnë të lirë.

Ai deklaroi se Serbia ka vrarë 12 mijë shqiptarë në Kosovë.

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili po përfaqëson Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), tha se Kosova ka shënuar përparim në shumë fusha.

Ai e cilësoi raportin e UNMIK-ut si selektiv, duke thënë se një pjesë e tij bazohet në propagandën serbe dhe përmban dezinformata për Kosovën.

Konjufca ka kritikuar raportin e UNMIK-ut për Kosovën, duke pretenduar se ai bazohet kryesisht në atë që e cilësoi si propagandë serbe dhe se nuk i pasqyron plotësisht përpjekjet e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit, stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes.

Duke folur para Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Konjufca ka kritikuar edhe mënyrën se si raporti i referohet sulmit në Banjskë, më 24 shtator 2023. “Është po ashtu fatkeqësi të shohim që prapë edhe sulmi paramilitar në Banjskë, i orkestruar, i organizuar, i mbështetur nga Beogradi zyrtar përmes Milan Radoiçiq-it, referohet e përmendet në këtë raport si një ‘ngjarje e dhunshme’ në vend se të përmendet ashtu siç është: sulm terrorist”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka kundërshtuar gjithashtu atë që e ka cilësuar si keqpërdorim të konotacioneve etnike dhe keqinterpretim të veprimeve të institucioneve të Kosovës në raportin e UNMIK-ut.

“Është dëshpëruese që shumë nga këto raste të trajtuara dhe të diskutuara në raportin e UNMIK-ut bazohen kryesisht te propaganda serbe”, ka thënë ai.

Konjufca ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë një nga demokracitë më stabile të Evropës Juglindore, duke përmendur përparimin në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Vlerësimet e pavarura tregojnë që kemi arritur sukses në luftën kundër korrupsionit, përforcim të sundimit të ligjit, si dhe institucione demokratike që mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe avancojnë demokracinë”, ka deklaruar ai.

Duke folur për situatën në veri, Konjufca ka thënë se Qeveria e Kosovës po punon për sigurinë dhe prosperitetin në të gjithë territorin, përfshirë zonat e banuara nga komunitetet joshumicë.

“Kemi mbyllur strukturat ilegale që operojnë nga Serbia, të cilat pengojnë integrimin etnik dhe cenojnë institucionet tona demokratike”, ka thënë ai, duke shtuar se mbyllja e tyre ofron siguri juridike dhe trajtim të drejtë për qytetarët.

Konjufca ka përmendur edhe bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in, si dhe hapjen e shërbimeve publike në komunat veriore, përfshirë kadastrin, regjistrimin e bizneseve, pensionet, zyrat e punësimit dhe administratën tatimore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram