Një avion luftarak rus Su-30 është rrëzuar në rajonin e Kaliningradit, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.
Aeroplani u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor, sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, e cila nuk specifikoi shkaqet e rrëzimit.
Ekuipazhi përdori mekanizmin e nxjerrjes dhe nuk pati viktima, tha ministria në një deklaratë.

