Wednesday, October 21, 2026
HomeLajmeKosovëProtesta në ditën e nëntë, të rinjtë dhe qytetarë marshim drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e nëntë, të rinjtë dhe qytetarë marshim drejt Kryeministrisë

ATSH/ Pedagogë dhe studentë pasi qëndruan rreth 2 orë përpara Kryeministrisë marshuan sërish edhe sot në rrugët e Tiranës dhe u grumbulluan përpara Ministrisë së Arsimit.

Ata po protestojnë paqësisht para godinës së Ministrisë dhe deri tani nuk raportohen hedhje gurësh apo lëndësh piroteknike.

Në Rrugën e Durrësit Policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve, ndërkohë që forcat e Policisë kanë krijuar një kordon përpara Ministrisë së Arsimit.

Pasi qëndruan për rreth dy orë në protestë paqësore para Ministrisë së Arsimit, studentë e pedagogë dhe të rinj të tjerë protestues vijuan marshimin në Rrugën e Durrësit.

Më pas ata iu drejtuan bulevardit në drejtim të Kryeministrisë.

Prej ditës së djeshme Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) iu bashkua studentëve, të cilët po protestojnë prej 9 ditësh në Tiranë.

Edhe gjatë ditës së sotme pedagogët kanë bojkotuar mësimin për të mbështetur studentët në kërkesat e tyre, ndërsa kërkojnë që ata të mos dhunohen nga Policia.

Studentët dhe pedagogët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e tij.

Protestues para Ministrisë së Arsimit, foto: Florian Abazaj

14 nga 17

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram