Wednesday, October 21, 2026
HomeLajmeKosovëMillorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Millorad Gjokoviq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë, është dënuar nga gjykata me 10 vjet burgim.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim, Komuna e Pejës, dhe në fshatrat përreth rajonit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë.

Ai akuzohet edhe për plaçkitjen, djegien dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.No description available.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram