Wednesday, October 21, 2026
HomepafilterProtestë e studentëve në Korçë, marshim në bulevardet e qytetit

Protestë e studentëve në Korçë, marshim në bulevardet e qytetit

RTSH

Studentë e Universitetit të Korçës kanë bojkotuar procesin mësimor dhe kanë dalë në një marshim paqësor në mbështetje të kërkesave të ngritura nga studentët protestues.

Pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në ambientet e universitetit, për të nisur më pas marshimin nëpër bulevardet dhe rrugët kryesore të qytetit të Korçës.

Me pankarta dhe thirrje në mbështetje të protestës, ata shprehën solidaritetin me lëvizjen studentore dhe kërkuan që zëri i të rinjve të dëgjohet.

Marshimit iu bashkuan një numër studentësh, si edhe pedagogë të universitetit, të cilët mbështetën publikisht kërkesat e studentëve për përmirësimin e kushteve në arsim dhe adresimin e shqetësimeve të ngritura prej tyre.

Sipas gazetarit të RTSH-së, protesta u zhvillua në mënyrë paqësore dhe kishte për qëllim të përcillte një mesazh uniteti mes studentëve dhe stafit akademik.

Ata theksuan se mbështesin të drejtën demokratike për të protestuar dhe kërkuan dialog për zgjidhjen e problematikave që kanë nxitur mobilizimin e të rinjve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram