Wednesday, October 21, 2026
HomeLajmeKosovëShiroka Pula dhe Dodë Gjergji diskutojnë për tolerancën dhe bashkëjetesën

Shiroka Pula dhe Dodë Gjergji diskutojnë për tolerancën dhe bashkëjetesën

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vlerësuar kontributin e Kishës Katolike në ruajtjen e harmonisë ndërfetare dhe forcimin e solidaritetit e të bashkëjetesës në Kosovë.

Këto çështje u diskutuan në takimin që presidentja zhvilloi me ipeshkvin e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe bashkësive fetare në shërbim të paqes, mirëqenies dhe tolerancës.

Në takim, Imzot Dodë Gjergji e uroi Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram