Pas një dite relativisht të qetë, situata është tensionuar sërish në mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Protesta, e cila prej nëntë ditësh vijon me pjesëmarrjen e studentëve dhe nxënësve, është zgjeruar gjatë dy ditëve të fundit edhe me përfshirjen e pedagogëve.
Ngjarjet janë regjistruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë djegur edhe një karrige, duke shprehur kundërshtimin ndaj dialogut me kryeministrin Edi Rama.
Sipas raportimimeve të mediave në Tiranë, deri në këto momente policia nuk ka përdorur ujëhedhës apo gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Ajo që vihet re është se veprimet e dhunshme të mbrëmjes së sotme mbeten episode të shkëputura dhe nuk kanë arritur shkallën e agresivitetit të regjistruar gjatë ditëve të para të protestës.

