Thursday, October 22, 2026
HomeKulturëKosova dhe Hungaria synojnë thellimin e bashkëpunimit në kulturë dhe trashëgimi

Kosova dhe Hungaria synojnë thellimin e bashkëpunimit në kulturë dhe trashëgimi

Kosova dhe Hungaria synojnë të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, përmes projekteve të përbashkëta, shkëmbimeve artistike dhe promovimit të trashëgimisë arkeologjike të Kosovës.

Këto çështje u diskutuan në takimin ndërmjet sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Kosovës, Bislim Bislimi, dhe zëvendëssekretarit shtetëror për diplomacinë kulturore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Gábor Csaba.

Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Hungari, Delfin Pllana, dhe drejtoresha e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Brikena Mulliqi.

Sipas njoftimit të ministrisë, palët diskutuan për lehtësimin e zbatimit të marrëveshjeve sektoriale në kulturë dhe trashëgimi kulturore, si dhe për hartimin e një kalendari të përbashkët kulturor.

Në fokus ishin edhe mbështetja e botimeve, konferencave dhe prezantimeve kulturore e artistike, përshtatja e programeve të bursave me nevojat profesionale në këto fusha dhe promovimi i trashëgimisë arkeologjike të Kosovës në Hungari.

Përfaqësuesit hungarezë shprehën gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në proceset e integrimit evropian që lidhen me kulturën dhe trashëgiminë kulturore.

Sipas ministrisë, takimi synon të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve kulturore të të dyja vendeve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram