Wednesday, October 21, 2026
HomeKulturëStudentët dokumentojnë trashëgiminë kulturore të Janjevës

Studentët dokumentojnë trashëgiminë kulturore të Janjevës

Trashëgimia kulturore e Janjevës po bëhet pjesë e një kampi pesëditor për dokumentimin e trashëgimisë kulturore, ku po marrin pjesë 11 studentë nga komunitete të ndryshme.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, kampi po mbahet nga 19 deri më 23 tetor, me qëllim që studentët të njihen me historinë dhe vlerat e Janjevës, si dhe të mësojnë metoda të dokumentimit sipas standardeve ndërkombëtare përmes punës në terren.

Kampi organizohet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit dhe Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë.

Nisma synon të kontribuojë në dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe të nxisë bashkëpunimin dhe njohjen e diversitetit kulturor në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram