Nga Rexhep Shahu
Miku im i ngushte Izet Duraku, sot iku ne qiell.
Nuk gjendet asnjë fjalë që ma lehtëson dhimbjen se kjo dhimbje nuk duron asnjë fjalë…
Të gjithëve ngushëllime ju miq qe po lexoni kete pikellim.
Ku ta shkarkoj malin e dyshimeve, ku t’i derdh perrejte e pyetjeve… vella i madh.
Ti u bëre si vëlla i madh për mua per 32 vjet me radhe qe nga 1994 kur nisem te bashkepunojme.
Më mësove durimin, qetësinë, kthjelltësinë. Më mësove të mos i kursej fjalët e mira për tjetrin se nuk varfërohem, më mësove të kurseji fjalët e kqia se ato mbarohen e pastaj duhet me folë me hunj…
Femijet, familja, Kosova, Luma ishte gjeografia jote, forca e fuqia jote, perkushtimi yt.
Me doktoreshe Kujtimen bete nje familje elitare, vajza Eva u be doktoreshe kardiologe, djali, Vetoni u be jurist dhe psikolog. Ishe prind shume i lumtur dhe baba i permbushur.
Shpesh në jete ka raste qe ua bejmë te lehte njerzve me na urrye për shkak te krenarise e kokefortesise tone, por edhe me na dashte. Ishe i embel, i serte, por gjithmone i drejte. Besnik e mik i rralle qe beje per mikun, sakrifikoje per mikun, i gjendeshe mikut pa u kursyer. Ishe dore e ngrohte e mburoje e forte per mikun. Ne tre vitet e fundit qe isha i pa zoti me levize, 600 dite erdhe me takove per kafe dhe qendisem bashke qendisma te arta.
Ti ishte burre i urave, ingjnier i urave e miqsive mes njerzve.
Eshte fat kur ke kujt ti besosh ne jete, unë e pata atë fat që të kisha ty mbi 30 vjet në krah në udhëtimin tonë të bukur nëpër kujtesë ku do të jemi të shënuar.
Ty te mori dhimbja e semundjes se lige, ne na mbuloi pikëllimi.
Bisedat tona nuk do të mbarojnë kurrë, lufta jonë me gjetë njeriun te njeriu sic thoje ti, nuk do të ndalet kurrë.
100 numrat e pare te revistes illz që kemi projektuar bashkë gjate nje dekade do të dalin e do të ndricojnë me ndihmen e Zotit e te Flamurit tone.
Nen kujdesin tend beme revisten Dy Drina, revisten Kallz, revisten illz, kampione e derisotme.Ti ishe gazetari profesionist ne gazeten Bashkimi qe ngrije probleme, po kure s’bere problem as konflikt padrejtesie me askend.
Ti u bere drejtori i pare i radio Kukesit ne pluralizem dhe guxove e dite ta bësh radio Kukesin një radio kombëtare per Kosoven jo me këngë po me fjalë, dite të krijosh e të motivosh një skuadër gazetarësh profesionistë si misionarë lirie, te gatshem per mediat e huaja boterore me emer, krijove një shkollë gazetarie buzë flakëve të luftës.
Këtë historia, jo politika, do ta dëshmojë edhe pse njerzit nuk e tolerojnë atë që s’e bëjnë vetë.
Ti ishe nder njerzit me te ditur me te lexuar qe njoha ne jete. Ishe shkrimtar I holle. Ti dite të bësh poezi të bukur, letërsi të bukur e inteligjente që do të jetojë gjithmonë jo nga sasia por nga cilesia.
Dite te jesh kryetar i shkrimtareve ne Kukes, nga ai lloj kryetari qe nuk i iken e nuk i shmangesh askujt.
Po të lexoje cfare shkrova, kishe me m’thanë, boll mo se fole gjatë.
Lamtumirë Izet, mik i rrallë qe do te me mungosh rende

