/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e diel pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, shoqëruar me reshje shiu.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit fillimisht përgjatë vijës bregdetare. Në orët e para të mëngjesit reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë vendin, lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës deri në orët e pasdites reshjet e shiut pritet të mbetën prezente me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit, me ndërprerje dhe afatshkurta.
Pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin. Mjegullinë, shikimi i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 13/20 | Re shi diell |
| Kukës | 9/18 | Re shi diell |
| Lezhë | 12/20 | Re shi diell |
| Dibër | 8/17 | Re shi diell |
| Durrës | 13/20 | Re shi diell |
| Tiranë | 15/21 | Re shi diell |
| Elbasan | 14/21 | Re shi diell |
| Berat | 12/22 | Re shi diell |
| Vlorë | 15/20 | Re shi diell |
| Korçë | 8/16 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 10/19 | Re shi diell |
| Sarandë | 15/20 | Re shi diell |

