Sunday, October 25, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i paqëndrueshëm, shi në të gjithë territorin

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, shi në të gjithë territorin

/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e diel pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, shoqëruar me reshje shiu.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit fillimisht përgjatë vijës bregdetare. Në orët e para të mëngjesit reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë vendin, lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës deri në orët e pasdites reshjet e shiut pritet të mbetën prezente me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit, me ndërprerje dhe afatshkurta.

Pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin. Mjegullinë, shikimi i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër13/20Re shi diell
Kukës9/18Re shi diell
Lezhë12/20Re shi diell
Dibër8/17Re shi diell
Durrës13/20Re shi diell
Tiranë15/21Re shi diell
Elbasan14/21Re shi diell
Berat12/22Re shi diell
Vlorë15/20Re shi diell
Korçë8/16Re shi diell
Gjirokastër10/19Re shi diell
Sarandë15/20Re shi diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram