Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të marrin pjesë në numër sa më të madh në zgjedhjet që po zhvillohen sot në Serbi.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Hoxha theksoi rëndësinë e çdo vote, duke nënvizuar se pjesëmarrja në procesin zgjedhor është e rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve në këtë rajon.
Sipas tij, dalja masive në votime ndihmon në fuqizimin e zërit të qytetarëve, si dhe në avancimin e të drejtave dhe përfaqësimit të tyre politik.

