Sunday, October 25, 2026
HomeLajmeKosovëKurti shqiptarëve të Luginës: Dilni, votoni e mbështeteni Koalicionin Shqiptar

Kurti shqiptarëve të Luginës: Dilni, votoni e mbështeteni Koalicionin Shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.

Në një video të publikuar në Facebook, Kurti u ka kërkuar qytetarëve që ende nuk kanë votuar ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen tuaj”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se pjesëmarrja në votime është e rëndësishme për përfaqësimin e shqiptarëve dhe angazhimin për barazi.

“Qëndresa ndaj diskriminimit dhe përkushtimi për barazi marrin forcë nga vullneti që shprehni në kutitë e votimit”, ka deklaruar Kurti.

Në fund, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17, për një përfaqësim më të fuqishëm dhe për mundësi që, siç është shprehur ai, “secili e secila ta ndërtojë jetën në vendlindje”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram