Sunday, October 25, 2026
HomeLajmeKosovëKusari-Lila: Shqiptarët e Luginës ta mbështesin Koalicionin Shqiptar

Kusari-Lila: Shqiptarët e Luginës ta mbështesin Koalicionin Shqiptar

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të dalin në votime dhe të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.

Kusari-Lila u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që ndodhen në Kosovë dhe kanë të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që të shkojnë në vendlindje për të votuar.

“Sot është dita kur duhet të shprehni vullnetin tuaj. Përmes votës, secili e secila vendos për përfaqësimin, me kundërvënie si përgjigje. Të gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni në vendlindje për të votuar”, ka shkruar ajo.

Ministrja u ka bërë thirrje bashkëkombësve në Luginë që të përfshihen aktivisht në procesin e votimit.

“Sikurse, u bëj thirrje bashkëkombësve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të përfshihen aktivisht e të dalin secili e secila për të votuar dhe të mbështesin numrin 17, ‘Koalicionin Shqiptar’”, ka theksuar Kusari-Lila.

“Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen”, ka përfunduar ajo.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram