Wednesday, October 28, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri kthjellët me vranësira kalimtare

Moti në Shqipëri kthjellët me vranësira kalimtare

/ATSH/ Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore të vendit.

Në zonën e verilindjes prej orëve të pasdites vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formën e pikave.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër7/19Diell
Kukës5/16Diell re shi
Lezhë7/17Diell
Dibër3/13Diell re shi
Durrës8/20Diell
Tiranë10/20Diell
Elbasan7/19Diell
Berat7/20Diell
Vlorë10/17Diell
Korçë5/12Diell re
Gjirokastër6/19Diell
Sarandë11/20Diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram