Wednesday, October 28, 2026
HomeLajmeBotëDeri me tani nga përplasja e trenave në Spanjë, të paktën 64...

Deri me tani nga përplasja e trenave në Spanjë, të paktën 64 të vdekur dhe 80 te plagosur

Të paktën 64 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një përplasje midis dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjën qendrore.Sipas të dhënave të fundit, 80 persona të tjerë po marrin ndihmë mjekësore për lëndimet e pësuara në përplasjen midis dy trenave me shpejtësi të lartë.Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka shtyrë të gjitha ndeshjet e sotme të Kupës së Mbretit nga “respekti dhe solidariteti” me viktimat e aksidentit të rëndë hekurudhor.

24 ndeshje ishin planifikuar për këtë pasdite dhe mbrëmje.

“RFEF do të njoftojë orarin e rishikuar të garave dhe datat e reja për ndeshjet e shtyra në ditët në vijim”, tha federata.

“Familja e madhe e futbollit spanjoll është e bashkuar në pikëllim për këtë tragjedi dhe mbështet institucionet kompetente në ndihmën e viktimave të këtij aksidenti shkatërrues”, thuhet në deklaratë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram