Wednesday, October 28, 2026
HomeLajmeKosovëPresidentja Shiroka Pula merr urim nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë

Presidentja Shiroka Pula merr urim nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti Abdullah II i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me rastin e marrjes së detyrës.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në emër të popullit dhe Qeverisë së Jordanisë, Mbreti Abdullah II i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet e përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses në detyrën e re.

“Në letrën e tij, Mbreti Abdullah II ka shprehur gatishmërinë e Jordanisë për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, me synimin e avancimit të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në shërbim të të dy popujve dhe të paqes dhe prosperitetit global”, ka njoftuar Presidenca.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram