Wednesday, October 28, 2026
HomeLajmeKosovëRTK siguron pamjet ekskluzive nga arrestimi i Albert Sylajt |VIDEO

RTK siguron pamjet ekskluzive nga arrestimi i Albert Sylajt |VIDEO

Radiotelevizioni i Kosovës ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit të arrestimit të Albert Sylajt, i dyshuari për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt, rast që ndodhi më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Në pamjet e siguruara shihet momenti kur zyrtarët policorë arrestojnë Sylajn.

I dyshuari u lokalizua dhe u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit në Deçan, rreth orës 23:40, pas një operacioni policor dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Në operacionin për kapjen e tij kanë marrë pjesë njësi të shumta policore, përfshirë njësitin special FIT.

Rasti ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, si dhe thirrje për përgjegjësi institucionale dhe trajtim të rasteve të dhunës me seriozitetin e duhur.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram