Thursday, October 29, 2026
HomeLajmeKosovëNë Prishtinë protestohet për vrasjen e Arlinda Zekajt

Në Prishtinë protestohet për vrasjen e Arlinda Zekajt

Në Prishtinë protestohet për vrasjen e Arlinda Zekajt

Edona Podvorica /RTK

Me pankarta që bartin mesazhe dhimbjeje, zemërimi dhe kërkese për drejtësi, në Prishtinë është mbajtur protestë pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Protesta është thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes së ndodhur të dielën në Vitomiricë të Pejës, nga i dyshuari Albert Sylaj, kunat i së ndjerës. Në protestë po marrin pjesë edhe familjarët e Arlindës.

“Arlinda, na fal që bota jonë ende nuk është e sigurt për gratë”, “Kronika e një vrasjeje të paralajmëruar”, “Kurrë nuk ka arsyetim” dhe “A jam unë në radhë?” janë disa nga mesazhet që protestuesit kanë shpalosur.

Përmes këtyre parullave, protestuesit po shprehin revoltën ndaj dhunës ndaj grave dhe kërkojnë përgjegjësi për rastet kur, sipas tyre, institucionet dështojnë t’i mbrojnë ato.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram