E Ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, priti Sandra Oudkirk, zëvendësshefe civile dhe këshilltare për politikë të jashtme në Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM).
Gjatë vizitës, Oudkirk konfirmoi vazhdimin e mbështetjes amerikane për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe për lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

