I shtrirë përgjatë Via Egnatia-s, rrugës antike që ka lidhur për shekuj Perëndimin me Lindjen, Elbasani u bë këtë javë mikpritës i një iniciative që synon të lidhë njerëzit – të krijojë në Shqipëri një traditë të përvitshme të dialogut demokratik. Për tre ditë radhazi, qyteti i Elbasanit u kthye në kryeqendrën e dialogut demokratik dhe angazhimit qytetar në Shqipëri. Edicioni i parë i platformës “Thu’Je – Platform for Democracy and Peace” mbylli rrugëtimin e tij me një bilanc mbresëlënës: 55 ngjarje paralele që bënë bashkë më shumë se 70 organizata, institucione, akademikë dhe partnerë ndërkombëtarë nga 25 vende të Evropës.

Nga KosovaTimes
Inspiruar nga modele të njohura evropiane si Arendalsuka dhe Kristiansand Democracy Week në Norvegji, platforma “Thu’Je” erdhi si një koncept unik me identitet shqiptar dhe ballkanik. Përmes debateve, tryezave të rrumbullakëta, forumeve të hapura, ekspozitave dhe stendave të angazhimit qytetar, Elbasani testoi me sukses një traditë të re të debatit publik, ku institucionet dhe qytetarët ndajnë të njëjtën hapësirë.

Bashkia dhe Universiteti: Sinergji për transparencë
Në nivel vendor, kjo nismë dëshmoi se komunikimi i drejtpërdrejtë me komunitetin është çelësi për rritjen e besimit te institucionet. Bashkia Elbasan u rreshtua në këtë rrugëtim si një mbështetëse kryesore e nismave që nxisin bashkëpunimin institucional dhe angazhimin e të rinjve në proceset demokratike.
Në nivel vendor, pjesëmarrja qytetare dhe komunikimi me komunitetin janë elemente të rëndësishme për forcimin e transparencës, rritjen e besimit te institucionet dhe nxitjen e përgjegjësisë së përbashkët për zhvillimin e qytetit.
Aty u zhvilluan aktivitete të ndryshme paralelisht, duke krijuar hapësira ku qytetarët, të rinjtë, institucionet, shoqëria civile, universitetet, media dhe partnerët ndërkombëtarë u takuan debatuan dhe prezantuan ide dhe krijojnë bashkëpunime.

Nga ana tjetër, Universiteti i Elbasanit konfirmoi rolin e tij jetik përtej formimit akademik, duke u kthyer në një arenë ndërveprimi dhe kërkimi mbi sfidat e shoqërisë. Ky stacion i parë i “Thu’Je” erdhi si rezultat i një rrjeti të gjerë bashkëpunimi ku u bënë bashkë PVN Albania, organizata LIBURNETIK, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA), si dhe partnerët norvegjezë nga PVN Norway, Universiteti i Agderit dhe bashkitë Arendal e Kristiansand.

Përmes debateve, tryezave të rrumbullakëta, forumeve të hapura, punëtorive, ekspozitave, shfaqjeve dhe stendave të angazhimit qytetar, organizatat, institucionet, media dhe qytetarët sollën përvojat, shqetësimet dhe propozimet e tyre në një hapësirë të përbashkët publike.
Paqja nuk lidhet vetëm me mungesën e konflikteve, por edhe me aftësinë e një shoqërie për të trajtuar mosmarrëveshjet në mënyrë demokratike, për të respektuar të drejtat dhe liritë e individit dhe për të garantuar mundësi pjesëmarrjeje për të gjithë qytetarët.

Në epiqendër: Roli i diasporës në zhvillimin shoqëror
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kreu i UGSh-së, Aleksandër Çipa, si dhe media nga Shqipëria dhe Kosova, të cilat nuk ishin thjesht transmetuese të ngjarjes, por u bënë pjesë aktive e tryezës së debatit mbi diasporën dhe rolin e saj në zhvillimin shoqëror.

Në këtë tryezë ishin të pranishëm përfaqësuesi i Bashkisë – njëherësh koordinator i zyrës së diasporës, Xhimi Vila; zëvendësdekania e Universitetit të Elbasanit, Edlira Gugu; si dhe përfaqësuesit e misionit “Kujtesë për vazhdimësi”, Anila Cota, Lutfi Lala, Petrit Hodo, Bledi Gremi etj. Gjatë bashkëbisedimit u realizua edhe një lidhje direkte me aktivistin e shquar të diasporës, Andrea Ferizi. Po ashtu, pjesë e tryezës ishte edhe shoqata e pensionistëve, e përfaqësuar nga z. Albert Shopi.

Ky takim zgjoi interes të madh për një projekt tejet të rëndësishëm: trajnimin e mësuesve nga Universiteti i Elbasanit dhe Universiteti UBT në Prishtinë. Për këtë projekt dhe efektet e arritura deri më tani njoftoi znj. Gugu. Ndërkaq, një nga aktivistet e misionit “Kujtesë në vazhdimësi”, znj. Cota, foli rreth dy shtëpive botuese – “MB” nga Elbasani dhe ShB “Jozef” nga Durrësi – të cilat kanë mundësuar pajisjen me libra jo vetëm të shoqatave dhe shkollave shqiptare në diasporë, por kanë kontribuar edhe në nivel individual, duke vlerësuar kështu figurat tona kombëtare.Pjesëmarrës aktivë në diskutime ishin edhe përfaqësuesi i PVN-së nga Norvegjia, Daut Haxha, si dhe ai i bashkësisë kulturore-fetare nga Norvegjia, Anton Ahmetaj. Z. Haxha e cilësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në nivel komunal me mërgatën, duke vënë theksin te arsimi, trashëgimia dhe kontributi që diaspora mund të japë në vendin e origjinës.
Fjala e aktivistit Andrea Ferizi lidhur me mërgatën tonë në Greqi hapi një debat të gjerë rreth kontributit ekonomik dhe shoqëror. Ai vuri në dukje se vetëm në Athinë janë të regjistruar 3,500 biznese shqiptare konkurruese, të cilat duhen parë si një aset tejet i rëndësishëm.
Çipa shtron rikonceptimin e raporteve me diasporën: Nga “kriza” e Abetares fizike te nevoja për një Atlas Demografik
Në një bashkëbisedim me përfaqësues te institucionev akademike, OJQ dhe mediave Çipa ka bërë thirrje për një ndryshim rrënjësor të strategjisë dhe metodologjisë në raport me diasporën tonë. Ai vuri theksin te nevoja urgjente për ide dhe artikulime të reja që do të ndihmonin në rikonceptimin e kësaj lidhjeje.
Zbrazja e vendit dhe mungesa e vëmendjes shkencore
Sipas Çipa , shoqëria jonë po përballet me një krizë serioze: popullsia po zvogëlohet brenda kufijve administrativë dhe po shtohet jashtë tyre. Kjo do të thotë se kapitali ynë intelektual po shkon në dobi të shteteve të tjera, duke krijuar një mungesë të theksuar ekspertësh në vend. Ai ngriti shqetësimin se ky transformim i thellë demografik nuk po analizohet nga institucionet tona studimore, të cilat nuk kanë bërë asnjë vlerësim apo parashikim për ecurinë e këtij procesi.
Nga modeli japonez te “gërmadhat” e kujtesës historike
Për të ilustruar mungesat tona, Çipa mori si shembull Japoninë, e cila shquhet për planifikim strategjik dhe e di saktësisht se si do të jetë struktura e diasporës së saj pas disa dekadash. Në të kundërt, ne nuk zotërojmë as një atlas demografik të shtresëzimeve tona në Ballkan apo Evropë. Ai vuri në dukje se studimet e fundit serioze për kolonitë e hershme shqiptare u përkasin mediave të viteve ’20-’40 të shekullit të kaluar, ndërsa për shekujt e kaluar (XVII-XVIII) mungon një hartë zyrtare.
Sandri kritikoi gjithashtu trajtimin politik dhe jo historiko-etnodemografik të komuniteteve shqiptare në Greqi (si arvanitasit dhe çamët). Si provë të papërgjegjësisë shtetërore, ai përmendi shtëpinë e Faik Konicës në Greqi, e cila ka mbetur një rrënojë prej një shekulli, pavarësisht se mban peshën e një simboli të rëndësishëm kombëtar.
Inovacioni dhe kapërcimi i modelit të vjetër të Abetares
Në aspektin pozitiv, ai përshëndeti nismën e Bashkisë së Elbasanit për caktimin e një koordinatori për diasporën në nivel nënkryetari, duke e konsideruar si një hap origjinal për lidhjen e emigrantëve me vendorigjinën.
Megjithatë, mesazhi kryesor i Sandrit lidhet me modernizimin e qasjes sonë. Ai u shpreh se diskutimi 35-vjeçar rreth shpërndarjes së Abetares fizike tregon një mentalitet të mbetur në fillimet e viteve ‘900. Në epokën e sotme, libri fizik nuk është më mjeti i vetëm i edukimit; duhen shfrytëzuar format alternative si librat digjitalë dhe tabletat. Përfundimi i tij ishte i qartë: duhet të jemi inovatorë në shërbimet që i ofrojmë diasporës, me synimin përfundimtar krijimin e kushteve për rikthimin e tyre në atdhe.

Gjatë tre ditëve, programi preku temat më të nxehta të debatit publik në Shqipëri dhe Evropë. Paneli i ekspertëve dhe pjesëmarrësit diskutuan mbi qeverisjen, të drejtat e njeriut, kohezionin social dhe rreziqet e dezinformimit në media.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua “Asamblesë Rinore” (Youth Assembly) dhe punëtorive interaktive, ku lidershipi rinor u trajtua si një faktor transformues për vendin. Anton Ahmeti u ndal si pjesë të rëndësishme angazhimin në aktivitetet vullnetare qe nënkupton tejkalimin e interesit personal në të përbashkët. “Rëndësia e interesit të përbashkët e një komuniteti duhet të jetë parësor. Hapësirat e veprimtarisë në organizatat vullnetare janë mediume për pjesëmarrje që krijojnë besim dhe përkatësi individuale, ndërsa në të njëjtën kohë kontribuojnë në zgjidhjen e detyrave të rëndësishme shoqërore. E në ketw kontest nuk duhet të harrojmë se për individë mjafton një rast edhe i vetmi të jetë ai ,për shfaqje dhe realizimin e ideve dhe projekteve të favorshme për vete për rrethin dhe shoqërinë civile në përgjithësi”, tha ai.
Gjatë tre ditëve, programi preku temat më të nxehta të debatit publik në Shqipëri dhe Evropë. Paneli i ekspertëve dhe pjesëmarrësit diskutuan mbi qeverisjen, të drejtat e njeriut, kohezionin social dhe rreziqet e dezinformimit në media.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua “Asamblesë Rinore” (Youth Assembly) dhe punëtorive interaktive, ku lidershipi rinor u trajtua si një faktor transformues për vendin. Vlerë të shtuar artikulimit të ideve i dha edhe prania e mediave nga Shqipëria dhe Kosova, të cilat nuk u mjaftuan vetëm me pasqyrimin e ngjarjes, por u bënë pjesë aktive e debateve, me fokus të veçantë mbi rolin e diasporës në zhvillimin shoqëror.

Elbasani i urave të reja
I shtrirë përgjatë Via Egnatia-s antike – rrugës që për shekuj ka lidhur Perëndimin me Lindjen – Elbasani dëshmoi këtë javë se mbetet një urë lidhëse, por këtë herë për dialogun dhe paqen. Platforma tregoi se paqja funksionale nuk është thjesht mungesë konflikti, por aftësi e një shoqërie për t’i trajtuar mosmarrëveshjet në mënyrë demokratike dhe me respekt për mendimin ndryshe.

Edicioni i parë i “Thu’Je” u mbyll, por rruga drejt një tradite të përvitshme sapo ka nisur, duke lënë pas një model të qartë se si arsimi, institucionet publike dhe shoqëria civile mund të bashkëpunojnë për një të ardhme më gjithëpërfshirëse.

Ajo që e dallon Thu’Je-n nga formatet klasike të konferencave është vetë mënyra si ndërtohet programi: nga pjesëmarrësit. Nuk kishte një skenë të vetme dhe as audiencë pasive. Gjatë tre ditëve u zhvilluan paralelisht debate, workshope, tryeza të rrumbullakëta, prezantime kërkimore, ekspozita dhe aktivitete kulturore, të propozuara dhe të drejtuara nga vetë pjesëmarrësit. Kjo e ktheu platformën në një hapësirë të përbashkët në kuptimin e plotë të fjalës – dhe jo thjesht një aktivitet të organizuar nga një institucion i vetëm.


Në mbyllje të këtij edicioni, Oltiana Rama ka shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që kontribuuan në jetësimin e kësaj nisme. “Jemi të kënaqur dhe thellësisht mirënjohës ndaj të gjithë atyre që bënë të mundur Edicionin e Parë të Thu’Je – Platformës për Demokraci dhe Paqe, duke ndihmuar në krijimin e një arene të re të fuqishme për dialog dhe një hapësire qytetare më të fortë në Elbasan, Shqipëri,” deklaroi Rama.

Nga frymëzimi norvegjez te realiteti shqiptar
Rrugëtimi i kësaj platforme ka zanafillën e tij në vitin 2021 përmes një konsorciumi për vullnetarizmin lokal, por ideja konkrete u ngjiz në vitin 2022 gjatë një vizite studimore në Norvegji, ku morën pjesë përfaqësues të bashkive shqiptare, përfshirë Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja. Atje u vu re një marrëdhënie më e afërt dhe e hapur mes qytetarëve dhe vendimmarrësve.
Sipas Ramës, ky model shërbeu si shtysë për të sfiduar mentalitetet në vendin tonë:
Ne e pyetëm veten: sa e vështirë do të ishte ta sillnim këtë qasje në Shqipëri, duke marrë elementët e saj më të fortë dhe duke i përshtatur ato në kontekstin tonë? Ideja mbeti me ne. Ne e shndërruam atë në një qëllim dhe gjetëm guximin dhe vendosmërinë për të provuar – ta përshtatnim atë dhe, pse jo, të sfidonim mentalitetet dhe të thyenim tabutë.”
Sot, me mirënjohje ndaj miqve norvegjezë që shërbyen si frymëzim, kjo qasje po kthehet në një traditë të qëndrueshme në Elbasan.

Demokracia në kohë krizash dhe rëndësia e besimit
Platforma erdhi në një moment sfidues për Shqipërinë dhe mbarë Evropën. Megjithatë, Rama theksoi se pikërisht në periudha të tilla krizash matet vullneti për të dëgjuar zërat ndryshe dhe për të marrë përgjegjësi.
“Besimi rritet kur qytetarët shohin se fjalët e tyre kanë peshë. Kjo është përgjegjësia që Thu’Je merr përsipër,” u shpreh ajo, duke shtuar se vlera reale e këtyre tre ditëve do të matet nga ajo që njerëzit marrin me vete pas përfundimit të aktiviteteve – qoftë kjo një përgjigje, një bashkëpunim i ri apo një angazhim konkret.

Një hapësirë e pavarur dhe falënderime për bashkëpunëtorët
“Thu’Je” funksionoi si një hapësirë qytetare e pavarur dhe e hapur ndaj bindjeve të ndryshme. Në këtë kuadër, Rama vlerësoi veçanërisht Bashkinë e Elbasanit për hapjen e dyerve dhe përqafimin e një mënyre të ndryshme të të menduarit, duke u dhënë qytetarëve një zë real.
Në mbyllje të fjalës së saj, ajo falënderoi çdo qytetar, moderator, panelist dhe përfaqësues të medias, si dhe anëtarët e konsorciumit që besuan te ky projekt: Bashkinë e Elbasanit, Organizatën Liburnetik dhe IRCA, Universitetin e Elbasanit, Bashkitë e Arendal dhe Kristiansand (Norvegji), Universitetin e Agder (Norvegji) dhe PVN Norëay
Një falënderim i veçantë iu dedikua stafit dhe vullnetarëve të cilët punuan ditë e natë për ta kthyer këtë projekt në realitet.
Thu’Je riafirmoi se ndryshimi bëhet i möjligt kur njerëzve u jepet besim dhe hapësirë, kur bashkëpunimi midis sektorëve është një vlerë e përbashkët dhe kur partneritetet janë të hapura. Thu’Je synon ta zgjerojë këtë mundësi vit pas viti,” përfundoi Oltiana Rama.

Interesi i veçantë i pjesëmarrësve u shfaq te stendat dhe ekspozitat brenda ambienteve të Hotel “Turizmi”, ku u zhvilluan aktivitetet – një tregues i qartë se publiku kërkon formatet ku mund të shohë, të prekë dhe të bisedojë drejtpërdrejt. Këto aktivitete u shoqëruan në mbrëmje edhe me shfaqje teatrale dhe muzikë klasike he jazz -it që bashkonin emra të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni i parë u mirëprit me interes nga pjesëmarrësit dhe komuniteti i qytetit. Me synimin që të mbahet çdo vit, Thu’Je do të krijojë një hapësirë të qëndrueshme ku qytetarët, institucionet dhe aktorët e shoqërisë mund të takohen dhe të diskutojnë publikisht – sepse demokracia, siç e dëshmuan këto tri ditë në Elbasan, nuk mësohet. Ajo jetohet.




