Tuesday, November 3, 2026
HomeLajmeKosovëDy të arrestuar për shkelje të urdhrit mbrojtës ndaj dy grave

Dy të arrestuar për shkelje të urdhrit mbrojtës ndaj dy grave

Dy persona janë arrestuar në dy raste të ndara në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, nën dyshimin për shkelje të urdhrave mbrojtës të lëshuar ndaj dy grave.

Në rastin e parë, në Prishtinë, një person dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës duke iu afruar adresës së banimit të viktimës. I njëjti është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar në Fushë-Kosovë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje, pavarësisht urdhrit mbrojtës të lëshuar nga gjykata. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit nga organet e rendit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram