Tuesday, November 3, 2026
HomeLajmeKosovëNga e hëna, qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik në shtatë...

Nga e hëna, qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik në shtatë qendra

Nga e hëna, qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik në shtatë qendrat rajonale të Agjencisë së Regjistrimit Civil, ndërsa në vazhdim ky shërbim do të zgjerohet edhe në komunat e tjera.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, përmes një postimi në Facebook.

“Identiteti elektronik ruhet në Kuletën Digjitale, të disponueshme për telefonat Android dhe iOS, ndërsa aplikacioni eSign ofron një nga mundësitë për nënshkrim elektronik të dokumenteve nga telefoni apo kompjuteri”, ka shkruar Jagxhiu.

Ai ka bërë të ditur se identiteti elektronik tashmë është integruar me platformën eKosova, duke mundësuar kyçje të sigurt pa fjalëkalim dhe nënshkrim elektronik të dokumenteve.

“Një nga përdorimet e para konkrete është edhe integrimi i nënshkrimit elektronik në procesin e regjistrimit të bizneseve”, ka theksuar ministri.

Sipas tij, kjo është faza e parë e një infrastrukture që do të pasohet me zgjerimin e përdorimit të platformës në shërbime publike dhe private, lëshimin e vulave elektronike për biznese dhe organizata, si dhe vazhdimin e harmonizimit me kornizën evropiane të identitetit digjital, me synimin që këto shërbime në të ardhmen të mund të përdoren edhe përtej kufijve.

“Vlera e kësaj platforme do të matet me përdorimin e saj: me çdo shërbim të ri të integruar, me çdo biznes që e përdor dhe me çdo qytetar që mund ta kryejë një proces në mënyrë të sigurt, pa pasur nevojë të paraqitet fizikisht”, ka shkruar Jagxhiu. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram