Thursday, November 5, 2026
HomeLajmeKosovë19-vjeçari në Shtime voziti me 193 km/h, gjobitet me 650 euro 

19-vjeçari në Shtime voziti me 193 km/h, gjobitet me 650 euro 

Policia ka identifikuar dhe ndëshkuar një 19-vjeçar në Shtime, i cili është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 193 kilometrash në orë, në një segment rrugor ku kufizimi ishte 80 km/h.

Sipas Policisë së Kosovës, i riu, me automjetin BMW me targa vendore, në rrugën “Tahir Sinani”, në drejtim të fshatit Gjurkoc, nuk i ishte bindur as urdhrit të zyrtarëve policorë për ndalim.

Ai është identifikuar përmes kamerave të sigurisë dhe është ndëshkuar me 500 euro gjobë, pesë pikë negative dhe ndalim të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj për tejkalim të shpejtësisë.

Ndërsa, për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, i është shqiptuar edhe një gjobë prej 150 eurosh dhe një pikë negative.

Policia Rajonale në Ferizaj u ka bërë apel shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe urdhrat e zyrtarëve policorë, duke theksuar se shpejtësia e tepërt rrezikon drejtpërdrejt jetën e pjesëmarrësve në trafik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram