Tuesday, November 17, 2026
HomeLajmeKosovëMinistri Vitia viziton foshnjën e parë të lindur përmes IVF-së në QKUK

Ministri Vitia viziton foshnjën e parë të lindur përmes IVF-së në QKUK

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka lindur foshnja e parë nga një shtatzëni e realizuar përmes shërbimit të fertilizimit të asistuar mjekësor.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka njoftuar se sot ka vizituar nënën dhe vajzën e saj, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme për shëndetësinë në Kosovë.

Ai ka theksuar se kjo përbën një mundësi dhe shpresë të re për të gjithë ata që dëshirojnë ta realizojnë ëndrrën e prindërimit.

Vitia gjithashtu ka uruar nënën për lindjen e vajzës, duke i dëshiruar vogëlushes jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Ministri ka falënderuar edhe stafin e Klinikës së Gjinekologjisë për angazhimin, profesionalizmin dhe kujdesin ndaj pacientëve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram