Saturday, November 7, 2026
HomeSportKosova lufton deri në fund, por pëson humbje nga Italia

Kosova lufton deri në fund, por pëson humbje nga Italia

Kombëtarja e Kosovës në futsall është mposhtur nga Italia me rezultat 3-4, në ndeshjen e zhvilluar të premten, në kuadër të raundit kryesor (Main Round) të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028.

Dardanët zhvilluan një përballje dramatike ndaj italianëve, ku nuk munguan aksionet e bukura dhe golat, ndërsa fitorja u vendos vetëm në minutat e fundit.

Italia ishte më e mirë në pjesën e parë, të cilën e përfundoi me epërsi prej dy golash. Podda dhe Pulivrenti realizuan për mysafirët, duke i dhënë skuadrës së tyre një avantazh të rëndësishëm.

Italianët e nisën mirë edhe pjesën e dytë, duke shënuar golin e tretë përmes Musumecit.

Megjithatë, Kosova nuk u dorëzua dhe reagoi fuqishëm, duke rikthyer baraspeshën në rezultat. Ramadan Alaj realizoi dy gola, ndërsa një tjetër e shtoi Fitim Krasniqi, duke e çuar rezultatin në 3-3.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, Italia arriti të shënonte golin e fitores përmes Fortinit, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-4.

Kujtojmë se Kosova e kishte nisur këtë fazë kualifikuese me fitore në udhëtim ndaj Gjeorgjisë, me rezultat 3-2.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram